Eksplozivë, mitrolozë, uniforma të Serbisë: Sveçla e Hoxha tregojnë për armatimin që u kap në Zveçan - NACIONALE

Eksplozivë, mitrolozë, uniforma të Serbisë: Sveçla e Hoxha tregojnë për armatimin që u kap në Zveçan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Përgjithsëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë dhënë detaje për armatimin që u kap në Zveçan.

Drejtori i PK-së, ka thënë se armatimi u kap në në rrethinën e Zveçanit dhe përfshinte, pajisje ushtarake, eksploziv e të tjera.

Stacioni policor i Zveçanit, nga informacionet e pranuara dhe nga AKI ka kryer një bastisje në rrethinën e Zveçanit në afërsi të Urës së Hekurt. Aty është gjetur armatim, pajisje ushtarake, eksploziv, shok-bomba, të cilat dyshohet se janë lënë atje me qëllim të sulmit ndaj inistitucioneve të sigurisë së Kosovës dhe krijimit të pasigurisë dhe krijimit të një situatë të pazakontë të sigurisë në këtë pjesë.” – ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se janë gjetur edhe uniforma të ushtrisë serbe e uniforma të Policisë së Kosovëë.

1 mijë e 588 municione apo fishekë, 10 armë të gjata, 6AK 47, mitrolozë, 62 shok-bomba, eksplozivë, dylbi, radiolidhje, shurdhues, karikatorë të mbushur e të zbrazët, maska, antiplumb, unifromë e ushtrisë serbe dhe 10 uniforma të Policisë së Kosovës, pajisje për dronë, etj.” – ka thënë ai.

Nga ana tjetër, ministri Sveçla pati një mesazh për ata që cënojnë rendin kushtetues të vendit.

Ata që cënojnë rendin kushtetues dhe shkelin ligjin herët a vonë të gjithë do të vijnë para drejtësisë dhe do të dënohen bazuar në veprat që i kanë shkaktuar apo planifikuar për t’i shkaktuar në cënim të sigurisë së Republikës së Kosovës.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme