Eksperti britanik beson se Grenell do te jete Sekretar Shteti
Jamer Ker-Lindsay, eksperti britanik, ka thënë se Richard Grenell mund të bëhet sekretar i Shtetit, pas fitores së Donald Trump.
Në një video të publikuar në platformën “Youtube”, ai ka thënë se të gjithë sytë janë nga Richard Grenell.
“Të gjithë sytë janë në Richard Grenell, për t’u bërë sekretari i radhës i Shtetit.” – u shpreh ai.
Tutje, sa i përket Grenell, James Ker-Lindsay ka thënë:
“Ai mori vëmendje gjatë administratës së parë të Trump, kur u emërua si ambasador gjerman në Gjermani, kjo po ashtu e bëri edhe emisar special nga ShBA në Kosovë dhe Serbi, ku arriti një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit”.
Ndryshe, kandidati republikan, Donald Trump ka fituar zgjedhjet presidenciale në ShBA, duke mposhtur kandidaten demokrate, Kamala Harris.