Edi Rama shkarkon ministrin e Punëve të Brendshme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë vendim për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi.
Përmes një shkrimi në Twitter, Rama tha se propozimi do t’i dorëzohet presidenti të vendit, derisa në këtë pozitë do të vijë Taulant Balla.
“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese edhe në këtë drejtim.” – ka shkruar ai.
Ndërkohë, Rama nuk ka treguar arsyet për një ndryshim të tillë.
Ndërkaq mediumi “A2CNN”, raporton se ky vendim vjen pas dorëheqjes së deputetit socialist, Rrahman Rrahja, familjarë të të cilit dyshohen për një rrahje me dy persona të tjerë.