Edi Rama injoron Sirinë, ndez qiri vetëm për Turqinë - NACIONALE

Edi Rama injoron Sirinë, ndez qiri vetëm për Turqinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndezur qirinj në nderim të viktimave pas tërmetit në Turqi.

Ani pse tërmeti i ndodhur javën e kaluar shënoi numër të madh të viktimave edhe në Siri, Rama injoroi totalisht këtë të fundit, duke u solidarizuar vetëm me Turqinë.

Kujtojmë se sot ka qenë ditë zie në Shqipëri, në nderim të viktimave pas tërmeteve shkatërruese.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj kishte njoftuar se Shqipëria nuk e harron kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019.

Në këtë ditë zie kombëtare, le të bashkojmë lutjet tona dhe të shprehim solidaritetin me familjet që po përballen me tragjedinë e tërmetit në kufirin turko-sirian. Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e Turqisë gjatë tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 Nëntor 2019”.

Lajme të ngjashme