Edhe Zeqiri i Zubin Potokut mbështet Kurtin: Mos na kërkoni dorëheqjen - NACIONALE

Edhe Zeqiri i Zubin Potokut mbështet Kurtin: Mos na kërkoni dorëheqjen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Zbuin Potokut Izmir Zeqiri, i cili vjen nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, në një intervistë për kosovapress, ka mbështetur qëndrimin e Kryeministrit Kurti në lidhje me mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të reja në veri.

Zeqiri ka thëën se primar e ka interesin kombëtar, e sa i përket dorëheqjes e cila po ju kërkohet, ai është shprehur se nuk duhet të ndodh, por zgjedhjet potenciale të bëhen sipas ligjeve në fuqi.

Parësor për mua është interesi shtetëror dhe nëse kërkohet të shkohet në zgjedhje të reja, siç kërkojnë ndërkombëtarët, duhet të gjenden format ligjore dhe jo të na kërkohet dorëheqja” – ka thënë Zeqiri.

Tutje Zeqiri ka folur edhe për homologun e tij Lulzim Hetemi i cili detyrën e tij po e ushtron nga ndërtesa e Komunës, ku po ruhet nga policët e Kosovës. Ai ka thënë se Hetemi duhet ta ushtroj detyrën e tij nga një zyrë alternative.

Hetemi do të duhej të veprojë nga një zyrë alternative pasi do ta ketë më të lehtë të ushtrojë detyrat e tij”.

Lajme të ngjashme