Edhe sot dita me diell, nga e diela priten reshje të shiut
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira më të theksuara.
Ndërkohë sipas Prishtina Wather mot i ngrohtë mbetet deri në fundjavë, me vransira e intervale me diell. Nga e diela priten reshje shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, kryesisht orëve të mbrëmjes, e gjatë ditës në disa stacione do të jetë në vlera të pranueshm.
24.02 - Vransira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
25.02 - Ngrohtë me vransira dhe intervale me diell.
26.02 - Vransira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu. Viseve malore edhe borë.
27.02 - Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 0C e 4C, ndërsa maksimalet mbesin të larta deri ditën e shtunë, ndërmjet 14C e 16C. Nga dita e diel pësojnë rënie në 9C e 12C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 4-10m/s. Në fundjavë më të shprehura me hove edhe prej 14 e 15m/s.
Shtypja atmosferike gradualisht në rënie edhe nën vlera normale.