Edhe PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin
PDK-ja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Albin Kurtin.
Abelard Tahiri ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka kërkuar konsensus e kompromis.
“Ne e kemi thënë në vazhdimësi që nuk ia kemi mohuar të drejtën për propozim partisë së parë. Mirëpo meqenëse nuk ka shumicë parlamentare që drejtohet nga VV-ja, është parti e parë pa shumicë, edhe Gjykata e thotë që duhet të ketë konsensus dhe kompromis”, tha ai.
Përparim Gruda e konfirmoi pjesëmarrjen në takim të Memli Krasniqit.
“Kryetari jonë z.Krasniqi e përfaqëson partinë në takim. Ne nuk votojmë në një procedurë jokushtetuese, pra me votim të fshehtë”, tha ai.