Edhe një javë afati për deklarim të pasurisë, Osmani dhe Kurti ende nuk e kanë filluar procesin e deklarimit
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka njoftuar se afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publikë po shkon drejt fundit.
Përmes një njoftimi, APK ka treguar se deri me tani vetëm 37.8% e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë.
Ndërkohë, gazeta Nacionale ka mësuar se procesin e fillimit të deklarimit të pasurisë ende nuk e kanë filluar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Sipas njoftimit të APK-së kanë mbetur edhe një javë deri në përfundim të afatit për deklarim të pasurisë.
“Edhe 1 javë deri në përfundim të afatit për deklarim të pasurisë – vetëm 37.8% kanë deklaruar! 📊 Progresi i deklarimit – Transparencë dhe përgjegjësi publike. Deri më 24.03.2026, ora 11:00, gjendja e procesit të deklarimit paraqitet si në vijim: ✔️ Të deklaruara: 3,915 raste (37.82%) 🔄 Në proces: 2,034 raste (19.65%) ⏳ Nuk kanë filluar ende: 4,404 raste (42.54%) 📢 Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u bën thirrje të gjithë zyrtarëve publikë që të përmbushin obligimin ligjor për deklarim brenda afatit të përcaktuar”, është thënë në njoftimin e agjencisë, duke dhënë detaje tjera.
“Transparenca nuk është vetëm detyrim ligjor – është themel i besimit qytetar dhe integritetit institucional. 🤝 Le të kontribuojmë së bashku për një administratë më të hapur dhe të përgjegjshme”, është thënë në njoftim.