“Edhe kur po rreni”, “Po të rritet hunda si e Pinokios” – Eskalon debati në Kuvend - NACIONALE

“Edhe kur po rreni”, “Po të rritet hunda si e Pinokios” – Eskalon debati në Kuvend

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdon debati në Kuvendin e Kosovës rreth buxhetit për vitin 2023.

Në një moment ai ka eskaluar në akuza e ofendime përballë pozitës e opozitës.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur buxhetin si buxhet të gënjeshtrave.

“Ju supermenat e kësaj Qeverie që keni ardh me shkopin magjik, a po i shifni se ku e keni sjellë këtë vend dhe mund ta quaj këtë buxhet buxhet të gënjeshtrave dhe ruaju ministër se po ju rritet hunda si e Pinokios dhe s’kemi çka me tregu për këtë buxhet”, ka thënë Kadrijaj.

E më herët gjatë seancës, ministri i Financave, Hekuran Murati ua përmendi “rrenat” opozitës.

“Keni premtuar pagë mesatare një mijë euro, por kur erdhët vetë i rritët pagat 100 për qind. Tash ishit takuar me sindikatat dhe iu kishit premtuar rritje page prej 30 për qind”.

“Edhe me rrena ishit dorështrënguar, bile rreni mirë thoni 50 për qind e jo 30 për qind”, deklaroi Hekuran Murati.

Lajme të ngjashme