Edhe Isa Mustafa përfshihet në përplasjen me “Grupin e Tiranës”: I quan enveristë
Ish-kryetari i LDK-së e kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është përfshirë në përplasjen e fundit me Grupin e Tiranës në Vetëvendosje.
Mustafa i ka quajtur enveristë, duke shtuar se do të ndihej mirë nëse ata do ta ofendonin.
“Tani do duhej të besoj se enveristët janë të preokupuar për fytyrën e LDK-së. Do të ndihesha i ofenduar nëse do të më lavdëronin por kurrësesi kur më sulmojnë”, tha Mustafa për lajmi.net.
Për sulmet e të ashtuquajturit Grup të Tiranës reagoi sot edhe ish-kryenegociatori, Skender Hyseni.
Hyseni tha se aktivistë të VV-së në Tiranë po diktojnë politikën qeverisëse në Prishtinë.
Sipas tij, ata janë të interesuar ta fusin Kosovën në një konfrontim me SHBA-të.