Edhe Gërvalla duket që ra pre e lajmit se Franca ka pezulluar heqjen e vizave: "Et voila"
Lajmi se presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar që Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave, doli të jetë gabim në përkthim. Lajmi se ishte gabim, duket se nuk ka arritur ende te kryediplomatja Donika Gërvalla.
Kjo e fundit, përmes një shkrimi në Twitter ka publikuar një fotografi të flamurit francez, të cilit i ka bashkëngjitur mbishkrimin “Et Voila”.
“Et Voila” nënkupton “ja ku e keni” ose “a po e shihni”. Duket se një gabim i përkthyeses në Tiranë, ka shkaktuar tronditje në skenën politike në Kosovë.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 17, 2023
Ndërkohë, sot në media u raportua se Macron ka deklaruar që Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave.
Megjithatë, Radio Evropa e Lirë në përkthimin e saj e ka sqaruar se Macron nuk ka folur për pezullim. Por, për mbajtje të fjalës së dhënë.
“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin.” - deklaroi Macron sipas artikullit të REL.