E shtuna me mjegull në mëngjes e shi në mbrëmje - NACIONALE

E shtuna me mjegull në mëngjes e shi në mbrëmje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mëngjesi i së shtunës pritet të jetë me mjegull. Kështu po paralajmërojnë ekspertët e Prishtina Ëather.

Sipas tyre orëve të para të mëngjesit parashihet të ketë mjegull e cila gjatë ditës shpërndahet, derisa mbi vend shtrihen vransira, që sjellin edhe kushe për riga lokale shiu orëve të mbrëmjes. Temperaturat maksimale deri në 9C e 10C.

Nga dita e diel mot i kthjellët dhe me diell, e në ultësira mjegull apo vransira të ulëta, që ka gjasa të mbeten edhe gjatë orëve të pasdites. Në pjesët me diell temperaturat mbeten të larta deri në 9C e 12C, derisa në pjesët e mbuluara me mjegull mbesin ndjeshëm të ulëta.

Cilësia e ajrit mbetet me indeks në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, apo të pashëndetshme, shkaku i motit më stabil, pa qarkullim të mjaftueshëm, ajror që mbanë ndotësit ajror në koncentrime të rritura pranë sipërfaqes.

Sipas trendeve të fundit mot i qëndrueshëm pritet edhe në fundjavën e ndërrimit të motmoteve, me kthjellime e mjegull në ultësira. Temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare, deri në 10C ditën e në mbrëmje 2 e 3C.

Lajme të ngjashme