E rrëmbeu e pastaj kërkoi para për lirimin e viktimës – arrestohet i dyshuari - NACIONALE

E rrëmbeu e pastaj kërkoi para për lirimin e viktimës – arrestohet i dyshuari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Raportin e Policisë së Kosovës është njoftuar për një rast të rrëmbimit.

Sipas raportit, i dyshuari e rrëmbeu fillimisht një person, e pastaj babait të tij.

I dyshuari tashmë është arrestuar.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 14.06.2024-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka rrëmbyer viktimën mashkull kosovar. I dyshuari, nga prindi i viktimës, kishte kërkuar një shumë të parave për lirimin e tij. Lidhur me rastin është konfiskuar një armë zjarri e kalibrit 9 mm me 13 fishekë, dy telefona, një thikë, një DVR dhe një veturë me targa vendore. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” – thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme