E rëndë: Ramabaja e quan “fetishizim total” bindjen se aleanca me ShBA-në është garancë për Kosovën - NACIONALE

E rëndë: Ramabaja e quan “fetishizim total” bindjen se aleanca me ShBA-në është garancë për Kosovën

1 javë më parë

nga NACIONALE

Tema është rëndimi i marrëdhënieve Kosovë – ShBA dhe kontributin e Vetëvendosjes në acarimin e mëtejmë të këtij raporti– prej kur diskursivisht Albin Kurti shprehej se “shqiptarët nuk e dojnë Amerikën, po veç tutën që po na len” e deri te plasaritja me administratën e Joe Biden.

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, në “Debat Plus” po e artikulonte rëndësinë jetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ekzistencën e shtetit të Kosovës, kur u ndërpre nga teleanalisti anëtar i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, se “kjo është fetishizim total”.

Gjini: Veç aleanca me ShBA-në, kurrgjë tjetër nuk është garancë për ne. Kurrgjë. Nëse qat aleancë e atakon me ose pa vetëdije, je tu ataku ekzistencën e shtetit Sadri.

Ramabaja: Jo ky është fetishizim total. Tash fetishizimin s’e di a duhet me ua shpjegu a jo.

Fjala “fetish” në një kontekst politik, siç i referohet Ramabaja si " fetishizim total për Amerikën" do të thotë se Gjini po flet me admirimin ose përkushtim të tepruar, obsesiv, duke e idealizuar atë përtej arsyes ose prakticitetit.

Ja çfarë tha në fakt Gjini:

Qito shprehje, qiky dirskurs është pjesë e paketës me ose apo pavetëdije...efektet e dëmit janë të njëjta edhe nëse e bën me vetëdije ose pavetëdije. Ky i ka bë 40 ose 50% të njerëzve me dyshu në aleancën tonë.

Tash çka është aleanca jonë me ShBA-në? Qe po e bëjmë dallimin me Gjermaninë. Aleanca jonë (me ShBA-në) është asisoji qkurë ne nuk kemi kurrfarë aseti tjetër si shtet, kurrëfare hiç. As nuk kemi Mercedes me shit, as nuk mundemi me i kriju varësi dikujt me na shit naftë se jemi fort vend i vogël, as nuk mujm me prodhu tenka Leopard 1 as Leopard 2.

Veç aleanca me ShBA-në, kurrgjë tjetër nuk është garancë për ne.

Lajme të ngjashme