E rëndë: Latifi i quan primitivë ata që s’festojnë nesër, por vetë s’i njeh mënyrat e foljes
Profesori i filozofisë dhe analisti i njohur, Dr. Blerim Latifi, i ka kritikuar dhe i ka fyer rëndë ata që bëjnë thirrje për të mos u festuar Viti i Ri, duke i quajtur vehabistë, primitivë e talebanë shqipfolës. Sidoqoftë, i shkolluari Latifi bëri disa gabime elementare drejtshkrimore në shkrimin e tij.
Ai e shkroi gabimisht foljen “pres” në vetën e tretë të numrit njëjës, në mënyrën lidhore. Nuk shkruhet “Kosova duhet ta pres”, por “Kosova duhet ta presë”.
Profesori e shkroi gabimisht edhe mbiemrin “të ndriçuara”, duke e shkruar “të ndriquara”.
Latifi, i cili njihet për qëndrimet e tij të ashpra kundër fesë islame, nuk e shkroi si duhet as emrin “varr”, duke e shkruar “vorr”.
Si duket, Latifi nuk e njeh mirë as zgjedhimin e foljeve në mënyrën urdhërore, sepse shkroi “trajtoni ata” në vend të “trajtojini ata”. Në mënyrë të ngjashme, profesori shkroi “gëzoni familjet” në vend të “gëzojini familjet”.