E premtja e zezë për Kosovën apo për Albinin? - Buzhala komenton paralajmërimin e fundit të Amerikës - NACIONALE

E premtja e zezë për Kosovën apo për Albinin? - Buzhala komenton paralajmërimin e fundit të Amerikës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, sot ka folur rreth marrëdhënies së ShBA-së me Kosovën, duke thënë se janë shumë konfuzë për situatën.

Këto deklarata i ka komentuar gazetari Berat Buzhala, duke e kritikuar Qeverinë Kurti për konfontimet me ShBA-në.

“Kjo delaratë d.m.th. jemi konfuzë, sepse racionaliteti mungon këtu, ti nuk je ka bën si kryeministër i një vendi aleat i joni. E kemi bazën ushtarake më të madhe në Ballkan dhe në Evropë, pas asaj në Gjermani e kemi te ju, edhe ti po don në krye në veti. Po të thotë e ke krejt kundër aleancën transatlantike, edhe ti je ka bon diçka, na jemi shumë konfuzë tha. Unë jam i bindur që pak më vonë do t’ia shohim “tymin” këtij konfuziteti” – deklaroi Buzhala.

Lajme të ngjashme