E premte: Escobar u raporton sot “shefave” të Uashington rreth dialogut Kosovë-Serbi - NACIONALE

E premte: Escobar u raporton sot “shefave” të Uashington rreth dialogut Kosovë-Serbi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të raportojë sot në kryeqytetin e tij politike, pra në Uashington, ku qëndrojnë Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit i ShBA-së.

Në fakt, raportimin e të premtes, e kishte përmendur vetë edhe Escobar, duke thënë se do t’i përditësojë Uashingtonin, nëse ka pasur ose jo sukses vizita e tij gjatë kësaj jave në Kosovë e Serbi.

“Pas kësaj vizite, ne do të pyetemi nga Shtëpia e Bardhë, të premten, për t’ua dhënë një përditësim mbi atë që po ndodh. Dhe unë duhet të raportoj nëse ka ndonjë progres apo jo. Miroslav Lajçak duhet të raportojë te Josep Borrell, rreth situatës. Nuk është një afat, por një hap tjetër për mua dhe në bazë të raportit tim do të marrim disa vendime dhe do të ecim përpara.” - ka deklaruar ai.

Lajme të ngjashme