E përsërit Limaj: Zgjidhja veç te marrëveshja politike - NACIONALE

E përsërit Limaj: Zgjidhja veç te marrëveshja politike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është deklaruar pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka folur për afatin e vendosur nga Kushtetuesja, që përfundon sot në orën 00:00.

“Besoj që tani mirë është që të gjithë deputetët, për të ardhmen, për raste të tjera, Kushtetuesja tashmë është vërshuar, është futur në veprim me masën e përkohshme që aktivizohet sonte në orën 00:00.

Besoj që është mirë që tashmë të presim aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Po dëgjoj duke thënë se sot është afati e fundit, ka diskutime, shqetësime, lloj lloj mendimesh rreth këtij afati për gjërat që mund të ndodhin, me respekt e shoh e ndryshe, shfrytëzoj rastin të them disa fjalë, edhe për gjyqtarët.

Nga dita e aktgjykimit të fundit deputetët nuk kanë pasur mundësi të ushtrojnë detyrën e tyre, asnjë ditë nga 30 ditëshi nuk është shfrytëzuar për faktin se deputetëve në asnjë rast nuk u është dhënë mundësia të votojnë” – ka thënë ai.

Limaj ka shtuar se zgjidhaja është te marrëveshja politike.

“Zgjidhja këtu është vetëm me marrëveshje politike e cila siguron shumicë qeveritare, edhe për përlament edhe për qeveri” – tha ai.

Lajme të ngjashme