E papranueshme: Halil Thaçi i VV-së shtyn Blerta Deliun e PDK-së
Dhuna ka shpërthyer në Kuvendin e Kosovës. Në përleshjen masive fizike që ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës u përfshin disa deputetë të opozitës dhe të pushtetit.
Por në këtë ngjarje të turpshme, ndodhi edhe një ngjarje edhe më e turpshme. Gjatë përleshjes fizike, në videon e Kosova Pressit, mund të shihet qartazi se si Halil Thaçi, deputet i VV-së, shtyn deputeten e PDK-së, Blerta Deliu.
Ndërkohë, Deliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se u fye, u sha dhe u shtye.
“Sot, për herë të parë në jetën time politike, jam fyer, sharë, shtyrë dhe, do të isha edhe e goditur nga deputeti i Vetëvendosjes Halil Thaçi, sikur të mos kisha mbrojtjen e kolegëve deputetë të PDK-së. Asnjëherë nuk jam ndier kaq e rrezikuar dhe e goditur si deputete, si grua e si nënë, në të gjitha vitet e mija në shërbim të këtij vendi.” – tha ajo.
