E padëshiruar nga veteranët, e anulon konferencën: Trendafilova pritet me tym e protestë - NACIONALE

E padëshiruar nga veteranët, e anulon konferencën: Trendafilova pritet me tym e protestë

1 vit më parë

nga NACIONALE

E padëshiruar nga veteranët e luftës, sërish zgjoi protestë Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Gazetari i Nacionales, Besian Beha, njoftoi se zyrtarisht konferenca e paraparë të mbahet me gazetarë nga Trendafilova është anuluar.

Para hotelit ku po qëndron dhe ku supozohej të zhvillonte konferencën me gazetarë, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndijatën e tyre ndaj pranisë së saj e shkarkuan duke hedhur tymuese.

Policia e Kosovës po mirëmban rregullin dhe rendin para derës së hotelit ku po qëndron ajo.

Dhjetëra veteranë të luftës kanë manifestuar pakënaqësinë e tyre duke qëndruar në revoltë para dyerve të hotelit ku veçse ambienti është mbushur tym proteste.

Gazetari i Nacionales, Oqean Dërmaku, dërgoi pamje nga vendi i ngjarjes.

Fotografitë: Visar Kadrolli / Nacionale

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme