E pabesueshme: VV thotë se në Gjakovë prezantoi “projektin për katër vitet e ardhshme” - NACIONALE

E pabesueshme: VV thotë se në Gjakovë prezantoi “projektin për katër vitet e ardhshme”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nuk kanë paraqitur program zgjedhor as edhe sot zyrtarisht në hapje të fushatës zgjedhore, por Lëvizja Vetëvendosje pretendon se në tubimin sot në Gjakovë kanë “prezantuar projektin për katër vitet e ardhshme”.

“Sot Lëvizja VETËVENDOSJE! e nisi fushatën me një tubim madhështor në Gjakovën e yjeve, ku u prezantua projekti për katër vitet e ardhshme”, shkroi VV-ja në një postim në Facebook.

“Në fjalën përmbyllëse, z. Albin Kurti falënderoi Gjakovën për përkrahjen e madhe që i ka dhënë qeverisë dhe shtetit nëpër sfidat që kemi kaluar. Ai u zotua se qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk do t’i gënjejë e as zhgënjejë qytetarët dhe se bashkë me ta do të angazhohet çep më çep për një qeverisje që sjell zhvillim me punësim dhe garanton të drejtat e liritë për secilin pa dallim në Republikë”, u tha në postim.

Lajme të ngjashme