E konfirmuar: Kurti e vizitoi veriun sot, u takua me policët - NACIONALE

E konfirmuar: Kurti e vizitoi veriun sot, u takua me policët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket ta ketë zgjedhur festën e Kurban Bajramit që të qëndrojnë në veriun e Kosovës.

Në një përgjigje për Kohën, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Kosovës, e ka konfirmuar vizitën e Kurtit në veriun e Mitrovicës gjatë ditës së sotme.

Megjithatë, siç njofton Koha, Elshani nuk ka treguar vendin e saktë se ku ka qëndruar Kurti gjatë vizitës në veri.

Për këtë vizitë, ende nuk ka asnjë njoftim as nga Kurti, por as nga Qeveria e Kosovës.

Përditësim:

Ora 16:50

Pak më parë kryeministri Kurti e ka publikuar videon e vizitës në veri, ku ka takuar policët që janë në krye të detyrës në atë pjesë të Kosovës. Ai ka treguar se ku qëndroi.

Lajme të ngjashme