E konfirmon Hamza: PDK do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare
Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza.
Ai para mediave, të enjten falenderoi kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar që përkrahën qëndrimin e tij në lidhje me votimin e këtyre marrëveshjeve.
“Sot këtu jam para juve në kapacitetet e kandidatit për kryeministër nga PDK. Jam për të shprehur qëndrimin e PDK-së, falenderoj kryesinë dhe grupin parlamentar që kanë përkrahur qëndrimin tim të bërë publik para shumë kohe në mënyrë publike për votimine marrëveshjeve ndërkombëtare. PDK do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.” – ka thënë ai.
Tutje, Hamza deklaroi se prioritetet janë të qarta:
Pyetur nëse ky qëndrim ka ndryshuar si rezultat i darkës Kurti-Krasniqi, kandidati për kryeministër nga PDK përmendi se një deklaratë tillë, e kishte dhënë edhe më katër prill.
“Ky qëndrim i PDK-së është si rezultat i kandidaturës time për kryeministër, unë jam kandidat i PDK-së dhe unë besoj e do të punojmë fort që unë me qeverisë. Data katër prill, është shumë më herët, është publike, unë kam deklaruar që qëndrimi im është që PDK duhet t’i votojë marrëveshjet financiare ndërkombëtare.” – tha ai.
Hamza shtoi se vendi veç se ka kaluar tashmë në proces zgjedhor dhe se po flitet vetëm për periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve.
“Ne kemi bërë publike moti që vendi ka nevojë të shkojë në zgjedhje, situata ekonomike nuk është e mirë, të them të drejtën ne jemi veç në process zgjedhor, fundi. Po flasim, dallimi a është më e përshtatshme në këtë stinë…” – u shpreh ai.
"Sa i përket dakordancës, dhe ka vullnet, unë gjithmonë jam ithtarë dhe përkrahës i asaj që në interest ë vendit të ketë edhe bashkëpunim, bashkërendim mes subjekteve politike, spektrit politike, merremi vesh. Por nëse ka tentative me i prolong afatet, është çështje tjetër." - tha ai në lidhje me bashkëpunimin për shpërndarjen e Kuvendit.
Hamza tutje bëri ditur se nuk ka të bëjë me koalicion ky qëndrim i PDK-së:
“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë koalicioni, s’jemi t’u folë për koalicione, jemi në garë për me punu shumë, me i bindë qytetarët me program me listë”.
Hamza u pyet nga gazetarët mbi pretendimet se zgjedhjet mund të mbahen më shtatë korrik, përgjigja e tij në këtë rast, ishte si vijon:
“Ne kemi folë dhe kemi qenë partia më e qartë në këtë drejtim. Kur je në opozitë, dhe kur e ki faktin dhe faktet që vendi nuk po qeveriset mirë, gjendja ekonomike është e renduar, standardi i jetesës, të ardhurat, kur ke masa, sanksione, kur nuk ka zhvillim të projekteve kaptiale, përfundim të tyre, brenda vendit, qeverisë, nuk ka asnjë project të rëndësishëm kapital që u nis e po përfundon, sigurisht që opozita po kërkon zgjedhje”.
Hamza shtoi se opsioni më real, mbetet shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.
“Janë tri opsione: dorëheqja, mocioni i mosbesimit dhe shpërndarja e Kuvendit. E para s’po ndodhë, e dyta opozita s’i ka numrat, dhe e treat mbetet opsioni më real, a do të ndodhë apo jo, mundemi me fol vetëm në mënyrë hipotetike. Ndodhi, s’ndodhi, marrëdhëniet financiare ndërkombëtare do të votohen nga PDK-ja.” – u shpreh kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut.