E konfirmon avokati i ish-këshilltarit të Thaçit: Bastisja nga Gjykata Speciale po vazhdon
Është konfirmuar bastisja në banesën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale.
Bastisjen e ka konfirmuar për gazetën Nacionale avokati i Adil Behramajt, Artan Qerkini.
Ai ka thënë se bastisja po vazhdon, dhe se arsyet e bastisjet do të tregohen në fund.
“Bastisja është duke vazhduar. Unë kam qenë aty, tash e kam një përfaqësues timin. Arsyet i tregojmë në fund”, tha Qerkini.
Adil Behramaj ka qenë këshilltar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Në anën tjetër, Prokuroria e Specializuar nuk ka pranuar të ofrojë komente për këtë temë.