“E konfirmoj me jetë...”, Mehmetaj rikthen gënjeshtrën e Kusarit për bisedën me Radojiçiqin - NACIONALE

“E konfirmoj me jetë...”, Mehmetaj rikthen gënjeshtrën e Kusarit për bisedën me Radojiçiqin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj ka rikthyer momentin kur shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e konfirmonte “me jetë” se bisedën me kryeoganizatorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radojiçiq, e kishte bërë vetëm gjatë momentit kur Sllavko Simiqi i Listës Serbe e kishe “lëshuar në interfon”.

Pas publikimit të djeshëm të një pjese të bisedës mes Kusarit dhe Radojiçiqit nga Nacionale, Mehmetaj tha se tashmë është konfirmuar “se ka qenë krejt e kundërta, se biseda është bërë në gjuhën serbe, se nuk është bërë nga zyra e saj dhe se kjo ka biseduar në telefon direkt me Radojiçiç-in, derisa ishte rrugës për në shtëpi.”

Postimi:

“E konfirmoj me jetë...”

Mimoza Kusari-Lila thoshte se jo veç me mandat, po e konfirmon me jetë se me Radojiçiç-in ka bisedu veç kur e ka lëshu në interfon Simiç-i, i cili ka qenë në zyrën e saj kur ka ndodhë kjo bisedë dhe se biseda është bërë në gjuhën shqipe dhe kaq.

Tash u konfirmua se ka qenë krejt e kundërta, se biseda është bërë në gjuhën serbe, se nuk është bërë nga zyra e saj dhe se kjo ka biseduar në telefon direkt me Radojiçiç-in, derisa ishte rrugës për në shtëpi.

Zonja Kusari-Lila jetën, jetën me turp, mbaje, qatë mandat a po e liron?

Lajme të ngjashme