E FUNDIT: Avni Dehari i VV-së kërkon të votohet në mënyrë të fshehtë - NACIONALE

E FUNDIT: Avni Dehari i VV-së kërkon të votohet në mënyrë të fshehtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar që të votohet në mënyrë të fshehtë për kryeparlamentarin, me arsyetimin e siç tha ai, zhbllokimit të këtij procesi.

Dehari në seancë ftoi administratën që t’i bëjë përgatitjet e nevojshme për këtë process.

Kështu, ai kërkoi nga deputetët që të votojnë me “votime fizike”.

“Deri sot kemi pasur disa tentime, por pa prodhuar rezultat në zgjedhjen e kryesisë. Marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë, apo çfarëdo forme tjetër, dhe bazuar në rregulloren e Kuvendit, me qellim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimit është votimi në mënryë të fshehtë për votime fizike.

E ftoj administratën që t’i bëjë përgatitjet e nevojshme”tha ai, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme