"E duam UÇK-në deri në vdekje": Motra e Agim Bahtirit me mesazhe emocionese nga Marshi - NACIONALE

"E duam UÇK-në deri në vdekje": Motra e Agim Bahtirit me mesazhe emocionese nga Marshi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Marshi për Drejtësinë mblodhi dhjetëra mijëra njerëz në sheshet kryesore të Prishtinës. Vetëvendosje pardje i dha mbështetje në mënyrë publike kësaj iniciative.

Në mesin e pjesëmarrësve në këtë Marsh ishte edhe Xhevrie Bahtiri - Ademi, motra e ish-kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirit, e cila në një prononcim për REL tha se ndjenë emocione të mëdha tek sa fletë për pjesëmarrjen në këtë Marsh.

Më tej ajo bëri thirrje që të ketë drejtësi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Aq jam e emocionuar sa nuk kam mundësi as të flasë. Drejtësi për çlirimtaret dhe duam patjetër që Ushtria Çlirimtare të mos merr kahje siç po thonë këta ‘ushtri terroriste’. E duam (UÇK-në) dhe deri në vdekje me të.” – tha ajo.

Lajme të ngjashme