"E di që keni shumë interesim": Kurti u ik sërish pyetjeve për urën e Ibrit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të marrë pyetje nga gazetarët, gjatë një vizite në Institutin Francez.
Kur nisën pyetjet nga gazetarët, ai tha:
“Këtu jemi në Institutin Francez, për pyetje të tjera, flasim nga kryeministria. E di që ju keni shumë interesim”.
Gazetarja ka vijuar me pyetje për Urën e Ibrit, megjithatë, Kurti sërish refuzoi të flasë:
“Shikoni, të gjitha pyetjet e tjera, përgjigjemi nga zyra e kyreministrit”.