E dërgojnë nënën e tyre për kontroll, dy vëllezërit e sulmojnë mjekun në Prizren
Një mjek është sulmuar në vendin e punës në Prizren.
Sipas Policisë së Kosovës, mjeku dyshohet se është sulmuar në vendin e tij të punës nga dy të dyshuar të cilët e kishin dërguar nënën e tyre për kontroll.
Ata dyshohet se në shenjë pakënaqësie në ofrimin e shërbimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën.
Raporti i plotë:
SULM
Prizren 17.06.2023-21:00. Viktima mashkull kosovar-mjek, ka raportuar se derisa ishte në vendin tij të punës –kujdestari, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët e kishin dërguar nënën e tyre për kontroll mjekësore në shenjë pakënaqësie në ofrimin e shërbimit e kanë sulmuar fizikisht viktimën. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar.