E çuditshme: FSK-ja futet gabimisht në veri, Elshani jep detaje
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshami, ka njoftuar se disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) sot kanë hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut.
Ai ka treguar rrugën që kanë gabuar do mjete të FSK-së.
Në një prononcim për “Kosovoonline”, Elshani ka thënë se ata në këtë pjesë kanë qëndruar pak minuta në një stacion karburanti, derisa policia e Kosovës i ka parë dhe ka pyetur për situatën.
Më pas, ai ka treguar se nën përcjellje të policisë, automjete në fjalë janë larguar nga veriu.
"Shoferët bënë një gabim, ose më saktë, gabimisht konvoji kaloi urën lindore përmes lagjes së Boshnjakëve dhe kaloi Shkollën Teknike dhe arriti te ish-stacioni i benzinës NIS, ku iu afruan oficerë policie. U tha se ata morën rrugën e gabuar. Policia e Kosovës shoqëroi konvojin e automjeteve drejt urës në Dudina Krs, nga ku u kthyen në Mitrovicën Jugore", ka thënë Elshani.