E çuditshme: Elvis Hoxha i fajëson PDK-në dhe LDK-në pse po lirohet serbët e arrestuar në veri
Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së LVV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka bërë disa pretendime të çuditshmë në drejtim të PDK-së dhe LDK-së.
Hoxha në fakt ka pasur fajësime për dy partitë më të mëdha të opozitës. Më saktësisht, Hoxha i ka fajësuar PDK-në dhe LDK-në për lirimin e serbëve të arrestuar në veri.
“Tajimë Pdk-së dhe LDK-së i ka mbetur të përdorë prokurorinë dhe dhe gjyqësorin si ushtarët e fundit për me pengu qeverinë. Këto kanë marrë për detyrë të lirojnë këdo që arreston policia. Dhe nuk bën përjashtim në praktikën e tyre as krimineli i bandave serbe në veri, as krimineli që ka shpërdoruar detyrën shtetërore, as ai që ka prekur sovranitetin e institucionit.” – shkroi ai.