E çuditshme: Aliu dhe Durmishi shkruajnë statuse identike, kush kujt ia kopjoi?
Ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Luburn Alu dhe zëvendësi i tij, Hysen Durmushi kanë shkruar sot për punimet në urën e Rogovës.
Në fakt, ata në profilet e tyre në “Facebook”, kanë shkruar statuse identiket.
Nuk duhet nëse Aliu e Durmishi kanë kopjuar nga njeri-tjetri apo ua ka shkruar një njeri i tretë statuset.
Në profilet e tyre, ata kanë shpërndarë edhe videon që tregon për punimet mbi këtë urë.
“Ura e Rogovës drejt përfundimit. Ky projekt, me buxhet total prej 1 milion euro, ka qenë kërkesë thelbësore nga banorët e Hasit dhe zonave përreth prej vitesh, e më në fund po bëhet realitet”, është status që është shkruar nga dy zyrtarët e MMPHI-së.