E bija dërgon dokumente në Speciale, e ëma pëlqen shkrimin skandaloz ndaj Thaçit: Gërvallet kritikohen për propagandë ndaj UÇK-së - NACIONALE

E bija dërgon dokumente në Speciale, e ëma pëlqen shkrimin skandaloz ndaj Thaçit: Gërvallet kritikohen për propagandë ndaj UÇK-së

3 javë më parë

nga NACIONALE

Suzana Gërvalla, nëna e Ministres se Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka bërë një veprim të ulet. Ajo ka pëlqyer një shkrim skandaloz kundër ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Miratimi ” i një shkrimi të vetëquajturit gazetar, Vudi Xhymshiti, i cili nuk mbështet në asnjë fakt, ka nxiture reagime të shumta.

Politikanë e analistë e kanë kritikuar Donika Gërvallen dhe nënën e saj për përhapje të propagandës kundër UÇK-së.

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka rikujtuar veprimet dhe deklarimet e mëhershme të Donika Gërvalles.

Në profilin e tij në “Facebook”, Behrami ka ironizuar, duke i treguar Kurtit se kë ta vendos si ministre të Drejtësisë.

E bija dërgon dokumente në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK-së. E ëma i bën like përhapësit të propagandës 30-vjeçare të Serbisë kundër UÇK-së. Tash paramendojeni: Albin Kurti në listë për Ministre të Drejtësisë e ka Donika Gërvallën. Lirisht mund ta vendosë edhe Ekaterina Trendafilovën.”, ka shkruar ai.

I ashpër me gërvallën është treguar edhe kandidati i AAK-së për deputet, Sali Rexhaj.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ëshët përtej logjikes së nëna e ministres së jashtme të Kosovës të pëlqej një shkrim të një mashtruesi.

Shpifjet makabre te nje mashtruesi ordiner i cili bredhe neper shtete te ndryshme te Evropes duke u prezentuar rrejshem si pjesetar i minoriteteve i cili gjoja eshte i rrezikuar nga UÇK, nuk kan te mbaruar. Por eshte pertej çdo logjike njerezore qe shpifjet e ketij mashtruesi pelqehen nga zonja Suzana Gervalla, nena e Donika Gervalla-Schëarz e cila ka treguar vet se ka derguar dosje kunder pjesetareve te UÇK-es ne Dhomat e Specializuara. Aq me keq kjo zonje ishte bashkeshortja e Jusuf Gervalles, te cilin disa e marrin si hero, kurse disa te tjere si bashkepunetor te UDB-es.”, ka shkruara ai.

Edhe Ismail Syla, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka reaguar.

Çka është ky shpërthim ujërave të ndytë të kanalizimeve kundër Hashim Thaçit në prag të përmbylljes së procesit në Hagë? Mos minjtë i gjirizeve po e ndiejnë ardhjen e tërmetit?”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Shkrimi skandaloz dhe pa asnjë fakt i Vudi Xhymshiti është publikuar në një platformë ku autori publikon shkrime të këtij lloji pa fakte dhe argumente.

Ani pse personi në fjalë nuk ka një platformë kredibile, nuk ka redaksi, as adresë e as nuk është i regjistruar, kjo nuk i ka bërë përshtypje Suzana Gërvallës që ta pëlqej atë shkrim.

Në anën tjetër, Ministrja në Detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila u përmend nga Kurti për ta ushtruar postin e Ministres së Drejtësisë, vazhdon të jetë kontradiktore sa i përket gjykimit në Hagë. Ajo, fillimisht kishte deklaruar se do të deponoj dosje në këtë proces, por së fundmi e ka kundërshtuar zëshëm një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme