Dyshohet se morën pjesë në sulmin e Banjskës, sot mbahet seancë për dy të arrestuarit
Sot në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca edhe për dy të dyshuarit si pjesë e grupit terrorist serb në Banjskë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar të hënën mbrëma në një hotel afër fshatit Banjskë të Zveçanit.
Kujtojmë se në sulmin e grupit terrorist mbeti i vdekur një polic i Policisë së Kosovës dhe u lënduan dy të tjerë.