Dyshohet për dhunim, gjykata ia cakton 40 ditë paraburgim të pandehurit L.S.
Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh ndaj të pandehurit L.S, i cili dyshohet për vepër penale të dhunimit.
Sipas njoftimit të gjykatës, i pandehuri L.S. dyshohet se veprën e kishte kryer në Gjermani.
Gjykata ka bërë me dije se L.S. ishte i kërkua edhe nga Interpoli.
“INTERPOL, ka lëshuar urdhërarrest për arrestimin e të kërkuarit/pandehurit L.S., nga RF e Gjermanisë, me kërkesë për ekstradimin e tij autoriteteve të Gjermanisë. Ekziston dyshimi i bazuar se i kërkuari/pandehuri L.S., në territorin e RF të Gjermanisë ka kryer vepër penale, “abuzim seksual i rënduar i një fëmije që përkon me dhunimin” nga neni 176C par.1.177 nënpar. 1.5 dhe 6.52 i Kodit Penal të Gjermanisë, që është e parapare edhe në legjislacionin tonë vepra penale e dhunimit nga neni 227 të KPRK-së”, është thënë në njoftimin e gjykatës.