Dyshimet për dallavere në Mitrovicë, PDK-ja do të ankohet në PZAP
Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se do të dorëzojë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kjo lidhur me dyshimet për manipulim të votave në Mitrovicë.
Betim Gjoshi, sekretar organizativ i PDK-së në një postimi në Facebook ka shkruar se vota është e shenjtë.
“Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë brenda afatit ligjor ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, ka shkruar Gjoshi në profilin e tij në Facebook.