Dy të vdekur nga Covid-19 në Kosovë në 24-orët e fundit
Në Kosovë gjatë 24-orëve të fundit kanë vdekur dy persona si pasojë e koronavirusit.
Kështu kanë njoftuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Sipas njoftimit përgjatë së hënës në vend janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me këtë sëmundje duke çuar në 93 numrin e të infektuarve aktiv.
Ndërkohë në 24-orët e fundit 7 persona janë shëruar.
Testime të hënën janë bërë 58 në gjithë Kosovën.
Ndërkohë 14 të tjerë janë shtrirë nëpër spitale.
