Dy të vdekur gjatë rrëmujës para ndeshjes finale të Kupës së Gjirit në Irak - NACIONALE

Dy të vdekur gjatë rrëmujës para ndeshjes finale të Kupës së Gjirit në Irak

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Brendshme e Irakut ka konfirmuar dy raste fatale dhe rreth 80 persona të lënduar pas një rrëmuje në Stadiumin Ndërkombëtar të Basra-s, raporton televizioni “Al Jazeera”.

Sipas Federatës irakiane të Futbollit, rreth 90 për qind e biletave tashmë ishin shitur që para fillimit të ndeshjes. “Kjo ka zemëruar shumë tifozë irakianë të futbollit, sidomos ata që kishin ardhur nga profinca të tjera”- raportoi një gazetar i televizionit “Al Jazeera”.

Tifozë të shumë kanë shkuar në Irak për ta shikuar finalen e Kupës së Gjirit mes Omanit dhe Irakut, duke i bërë presion të mëtejmë infrastrukturës në Basra.

Për shkak të kohës së gjatë të sanksioneve dhe mungesës së stabilitetit politik, Iraku nuk ka organizuar ndonjë aktivitet sportiv ndërkombëtar.

Kryeministri i Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, ka arritur në Basra për një takim urgjent me zyrtarë. Raportohet se në takim do të marrin pjesë guvernatori rajonal dhe ministrat qeveritarë.

Lajme të ngjashme