Dy shtëpi, tokë dhe banesë: Kjo është pasuria e kryetarit të LDK-së - NACIONALE

Dy shtëpi, tokë dhe banesë: Kjo është pasuria e kryetarit të LDK-së

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar pasurinë për vitin 2024.

Në formularët e deklarimit të pasurisë, ai ka evidentuar dy shtëpi, tokë dhe një banesë.

Si pasuri të përbashkët, ai ka deklaruar një shtëpi 214 metra katror të blerë në vitin 2014, vlera e të cilës është 200 mijë euro.

Ai ka deklarua edhe një shtëpi të trashëguar me 200 metra katror me vlerë prej 150 mije euro.

I par i LDK-së ka deklaruar edhe një parcelë tokë 1500.00 metra katror të trashëguar, vlera e të cilës është 90 mijë euro.

Gjithashtu, ai ka deklaruar një banës të përbashkët 174 metra katror me vlerë prej 260 mijë euro.

Në rubrikën të ardhurat vjetore, ai i ka deklaruar se merr mbi 19 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës, kurse 24 mijë euro si profesor në Kolegjin Riinvest.

Po ashtu, ai i ka deklaruar te ardhurat e bashkëshortes, e cila i merr dy pagat.

Lajme të ngjashme