Dy serbëve të arrestuar nën dyshime për krime lufte u caktohen nga 30 ditë paraburgim - NACIONALE

Dy serbëve të arrestuar nën dyshime për krime lufte u caktohen nga 30 ditë paraburgim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Momir Pantiq dhe Zharko Zariq janë ndaluar me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishinë në 30 ditë paraburgim, nën dyshime për krime kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Avokatët e dy të dyshuarve për krime lufte në Kosovë, Nevbojsha Vlaiq dhe Dejan Vasiq, i thanë mediumti serb “Kosovo-online”, e konfirmuan se të mbrojutrve të tyre u është caktuar masa 30 ditëshe e paraburgit.

Zariq i cili u arrestua dje në një fshat të Istogut; ku për të rëndojnë dyshime të bazuara se ai nën funksionin e ish-Komandatit të Nën-Stacionit Policor të fshatit Rakosh të Istogut ka kryer krime kundër popullatës civile. Ndërkaq serbi tjetër Pantiq, gjithashtu ish-shef i milicisë serbe në Istog, dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile.

Lajme të ngjashme