Dy senatorët amerikanë priten nga presidentja Osmani
Senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch sot po e vizitojnë Kosovën, ku pritet të takohen me liderët institucionalë të Kosovës.
Dy zyrtarët e lartë amerikan tashmë janë në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit, raportohet se do të ketë konferencë për medie.
Në takim është edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Duke fillua nga ora 10:00 dy senatorët amerikanë pritet të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti, raporton EO.