Dy pikëkalime të përbashkëta kufitare Kosovë – Maqedoni i Veriut nga 1 janari
Nga 1 janari i vitit 2025 do të ketë dy pikëkalime të përbashkëta kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen ndërqeveritare Prishtinë – Shkup.
“1 janar 1 nëntor janë regjistruar 5 milionë kalime kufitare në të dy kahjet. Nga 1 janari 2025 në dy pikat kufitare Bllac dhe Han Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët tanë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve tanë”.
”Mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca në Shkup, që do të lidhte rrjetin e autostradave me autostradën Arbën Xhaferi”, tha Kurti.