“Dy palaço; vazhdon të ankohet” – reagime të ashpra pas konferencës së Kurtit e Sveçles - NACIONALE

“Dy palaço; vazhdon të ankohet” – reagime të ashpra pas konferencës së Kurtit e Sveçles

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media, ku kanë treguar më ne detaje në lidhje me sulmin që ka ndodhur më 24 shtator, në Banjskë, ku një grup terrorist kishte sulmuar Policinë e Kosovës, me ç’rast kishte mbetur vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

Kurti dhe Sveçla gjatë konferencën kanë shpalosur detaje që më parë edhe nuk ishin dëgjuar.

Konferenca e përbashkët e tyre, mori edhe reagime.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se Kurti është ankuar se Serbia dhe Milan Radoiçiqi po planifikojnë sulme të reja ndaj Kosovës.

Deputeti i PDK-së ka thënë se kryeministri duhet të tregojë se pse e ka lënë të lirë kriminelin serb më 24 shtatorë.

Tahiri ka bërë me dije se përmes dronit të institucioneve të sigurisë, Kurti ka përcjell në kohë reale lëvizjet e kriminelit Radojçiq.

Albin Kurti vazhdon të ankohet për Radojçiqin, por ende nuk e ka sqaruar për publikun përse e la të lirë Radojçiqin më 24 shtator në Banjskë. Përmes dronit të institucioneve të sigurisë, kryeministri i ka përcjellur në kohë reale lëvizjet e Radojçiqit. Megjithatë, ai dhe banda e tij u lejuan të iknin dhe sot paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Kosovës. Në një anë, Albin Kurti vazhdon të manipulojë me sentimentin patriotik, kurse në anën tjetër i lejoi korridor tërheqjeje Radojçiqit, pasi ishte koordinuar me të muaj më parë përmes shefes së grupit të tij parlamentar.” – ka shkruar Tahiri.

Reagim pati edhe nga drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, i cili është tallur me kryeministrin Albin Kurti, ku në konferencën e sotme për media ka përmendur disa herë luftën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kryeziu ka shkruar se fjala luftë më shumë është dëgjuar gjatë këtyre dy viteve se gjatë kohës së luftës.

Me shume kam degjuar fraza boshe politike per luften keto dy vite, sesa dhe ne kohen kur behej lufta!?”, ka shkruar Kryeziu.

Edhe analisti e gazetari, Lirim Mehmetaj i reagon kryeministri Kurti e ministrit Sveçla, duke i quajtur “palaço”.

Mehmetaj ka thënë se në këtë konferencë është përmendur, Njësia Speciale e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia Speciale Operative, dhe asnjëherë njësia kryesore e asaj dite, Njësia Speciale Intervenuese.

Sipas tij, kjo u bë pasi që NjSI, po kërkon kushte më të mira dhe rritje page.

Tutje, Mehmetaj ka shkruar se NjSI ka qenë njësia e parë që ka intervenuar atë ditë dhe njësia që i ka eliminuar terroristët.

Se Albin Kurti edhe Xhelal Svecla nuk janë krejt normal të tregon edhe konferenca e sotme për media. Ne shpjegimet e kronologjisë së sulmit terroriste në Banje ata përmendnin Njësinë speciale të Reagimit të Shpejtë dhe Njësinë Speciale Operative, por asnjëherë njësinë kryesore të asaj dite, Njësinë Speciale Intervenuese. Kjo, veç pse NjSI-ja po kërkon kushte më të mira dhe rritje page. NjSI ka qenë njësia e pare që ka intervenuar, njësia qe i ka eliminuar terroristet dhe njësia që ka neutralizuar sulmin terrorist, por Svecla kujdesej që të mos i përmend asnjëherë. Kur duhej që të fliste për ta, thoshte "njësi të tjera speciale"’ – ka shkruar Mehmetaj në Facebook.

Lajme të ngjashme