Dy herë për përvjetorin e bombardimeve, dy herë për pavarësi: Pse Gjykata Speciale po cakton seanca në datat historike
Gjykata Speciale me seli në Hagë e ka caktuar për 17 shkurt, seancën e ardhshme përgatitore në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Specialja cakton seanca në datat që kanë rëndësi historike për Kosovën, raporton Nacionale.
Në vitin 2021 ish-krerët e UÇK-së kishin dalur para gjykatës më 16 shkurt 2021, pra një ditë para përvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kurse, si në vitin 2021 ashtu edhe në vitin 2022, Thaçi dhe të tjerët kanë pasur seancë me datën 24 mars. Datë që asocion me përvjetorin e nisjes së bombardimeve.
Kjo kishte nxitur disa herë reagime të shumta, pasi në këtë rast 17 Shkurti është festë zyrtare në Kosovë.