Dy arkitektë nga Ferizaj i bashkohen LDK-së
Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka prezantuar dy aderime të reja në këtë parti.
Ai ka bërë me dije se qifti Agisa dhe Agron Gashi nga sot i janë bashkuar LDK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Azemi ka shkruar se me profesionist ata janë arkitektë që kanë punuar jashtë Kosovës.
“Mirëpritëm me krenari ardhjen në LDK të dy profesionistëve të shquar, Agisa dhe Agron Gashi. Burrë e grua, me përvojën e tyre të jashtëzakonshme si arkitektë kanë kontribuar në projekte të rëndësishme në Shqipëri, Kroaci, dhe Zvicër. Vendimi i tyre për të qenë pjesë e radhëve tona është dëshmi se qytetarët e Ferizajit besojnë te vizioni ynë për një të ardhme më të ndritur. Me përkushtim të përbashkët dhe ide të reja, jemi të gatshëm të ndërtojmë Ferizajin që duam për të gjithë qytetarët – një qytet modern, të zhvilluar dhe të mirë-organizuar, ku secili ndjehet pjesë e një ndryshimi pozitiv. Agisa dhe Agroni janë shembulli më i mirë se si të rinjtë e Ferizajit dhe të gjithë ata që ndajnë vlerat tona, mund të jenë shtylla të së ardhmes që do të ndërtojmë së bashku”, ka shkruar Azemi.