Dy aksidente trafiku për 20 minuta në Prishtinë - NACIONALE

Dy aksidente trafiku për 20 minuta në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në Prishtinë gjatë ditës së sotme brenda 20 minutave kanë ndodhur dy aksidente trafiku.

I pari sipas policisë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 10:00 në udhëkryqin që lidhë rrugët "Agim Ramadani" dhe "Eqrem Çabej".

“…ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë aksidenti tjetër ka ndodhur poashtu sot rreth 9:40 në rrugën Prishtinë -Gjilan , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar veyëm dëme materiale. Njësiti i trafikut po merret me rastin”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme