Durkee: Thaçi s’kishte autoritet ta ndalonte dhunën - NACIONALE

Durkee: Thaçi s’kishte autoritet ta ndalonte dhunën

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-këshilltari i Wesley Clark, Michael Durkee, tha gjatë dëshmisë së tij se Hashim Thai nuk kishte autoritet dhe kompetencë për të ndaluar dhunën në verën e vitit 1999.

“Nuk kishte kompetencë, nuk kishte autoritet Hashim Thaçi ta bërë këtë gjë atëkohë. Ne kishim këtë përshtypje që nuk kishte një strukturë solide ose të konsoliduar komandës që dikush të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhra të cilat më pas do të çonin në veprime ose në operacione të caktuara në terren nëpër zona operative. Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur ata e mendonin të përshtatshme”, tha Durkee.

Durkee tha se ata kishin përshtypje se në Kosovë nuk kishte një strukturë të konsoliduar të komandës që të jepnin urdhra që të mos kryheshin veprime të caktuara në terren.

“Domethënë nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të drejtpërdrejtë të komandës siç domethënë në ushtrinë perëndimore”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme