Duket se Vetëvendosja nuk ka qëllim ta zbardhë rastin Dehari – thotë Miftaraj - NACIONALE

Duket se Vetëvendosja nuk ka qëllim ta zbardhë rastin Dehari – thotë Miftaraj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ehat Mifaraj, drejtor i Institutit Kosovar për Drejtësi, thotë se institucionet që Vetëvendosje dje i përmendi rreth rastit të Astrit Deharit, i ‘ka në duar që prej pesë vitesh’.

Ai thotë se në të gjitha çështjet që Vetëvendosje ngriti dje para Prokurorisë Speciale, përgjigjet duhet t’i jap vetë.

“Nuk duhet harruar faktin që sot drejtori i AKI-së, udhëhiqet nga një person që është emëruar nga kyrmeinistri Kurti dhe Presidentja Osmani dhe në vend që të dalin të bëjnë shoë para publikut dhe të manipulojnë masat në rastin Dehari do të duhej të kërkonin llogari nga vetë drejtori i AKI-së, nëse personat që së paku apo të apostrofuar nga partia në pushtet, kanë qenë të përfshirë në rastin Dehari.

Njëjtë do të duhej të ndodhte edhe me Policinë e Kosovës, ku është një person i emëruar nga vetë qeveria Kurti apo edhe nga Shërbimi Korrektues që menaxhohet nga Ministria e Drejtësisë.

Vetëvendosje dje kishte shumë pyetje që lidhen me vetëveten, një dikaster që udhëhiqet nga vetë ministrat e Vetëvendosjes, në vend se të ofronin përgjigje, filluan ose po vazhdojnë me kontaminimin e ambientit në shoqërinë tonë, duke bërë akuza ose duke bërë skandale që dëmtojnë sistemin e drejtësisë, besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, tha Miftaraj për ekonomiaonline.

Ai thotë se me veprimet si ato dje, Vetëvendosje, po tregon se nuk është e interesuar që rasti Dehari, ta ketë një epilog.

Por sipas tij, po duket se ky rast po përdoret si ‘kartë elektorale’.

“Është e papranueshme dhe qasje primitive të shohim përfaqësues të një partie në pushtet që shfrytëzojnë hapësirat e Prokurorisë Speciale për të akuzuar të njëjtit dhe për të ngritur një sërë akuzah ndaj një numri të madh të institucioneve.

Është fakt se Prokuroria Speciale ka dështuar për ta trajtuar rastin në mënyrë të pavarur, profesionale dhe në një afat të arsyeshëm kohor, në mënyrë që të sqaroheshin të gjitha rrethanat se si ka ndodhur ky rast.

Sidoqoftë, kjo nuk i jep aspak të drejtë një partie në pushtet, e cila duke shfrytëzuar edhe militantët e saj, për të bërë skena para një institucioni të pavarur sic është Prokuroria Speciale e Kosovës.

Qeveria së paku ka mundur deri tani të sqarojë çështje që lidhen me Ministrinë e Drejtësisë, Shërbimin Korrektues, IML dhe AKI-në. të gjitha këto institucione janë në duart e Qeverisë Kurti nga viti 2020 e ketej.

Nëse kjo qeveri ka dështuar që prej pesë vitesh të ofrojë përgjigje në pyetjet që ka, atëherë duket se nuk është qëllimi i tyre zbardhja e këtij rasti, por ta mbajnë në dorë për poena politikë, apo për fushatë elektorale që pamë sic ndodhi dje”, tha Miftaraj.

Çka ndodhi?

Lëvizja Vetëvendosje ka implikuar AKI-në, Policinë e Kosovës, Prokurorinë për arrestimet e aktivistëve të saj lidhur me sulmin kundër Kuvendit të Kosovës, ndërsa urdhëri sipas tyre ishte politik dhe ‘direkt nga nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli”.

“Me urdhër politik nga maja e shtetit te involvuar ishin AKI, Policia, prokuroria dhe Gjykata, ku prokurori Abdurrahim Islami para pensionimit kërkon arrestimin e aktivisteve, ndërsa urdhrin e lëshon gjykatësi Vehbi Kashtanjeva, po ashtu pak para pensionimit”, tha dje Sami Kurteshi i Vetëvendosjes.

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda i ka kërkuar Qeverisë Kurti që të ndalë menjëherë lojërat dhe propagandën politike me Rastin Dehari, duke thënë se ka dorë në moszbardhjen e këtij rasti. Gruda, në një konferencë për media, tha se shoë politik që Lëvizja Vetëvendosje e bëri sot para Prokurorisë Speciale, është vazhdimësi e keqpërdorimit të Rastit Dehari nga pushteti aktual.

“Janë bërë më shumë se tri vite që Lëvizja Vetëvendosje është në pushtet dhe nuk ka bërë asnjë hap për të zbardhur të vërtetën e Rastit Dehari, përkundër premtimeve për zbardhjen e tij sa ishin në opozitë. Përkundrazi, gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes janë zhdukur e janë kthyer pjesërisht mostrat e Astrit Deharit dhe është djegur dy herë Instituti i Mjekësisë Ligjore, ku ato ruheshin. Po ashtu, ka disa muaj që LVV po e pengon themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me zjarrin në Institut dhe humbjen e mostrave”, theksoi ai.

Gruda ngriti një sërë pyetjesh lidhur me këto ngjarje, duke thënë se janë problemi themelor i pushtetit .

“Kush i zhduki mostrat e Astrit Deharit në Institut? Kush i ktheu mostrat e Astrit Deharit në Institut? Kush e dogji Institutin? Si ndodhi që mostrat e Deharit u zhdukën në mars të 2023-tës dhe po në atë muaj ndodhi zjarri i parë në Institut? Pas zjarrit të dytë u dogj sistemi i kamerave në IML dhe për katër ditë me radhë nuk kishte fare vëzhgim të dhomës së dëshmive ku mbahen mostrat e Deharit. Si është e mundur që pikërisht në këtë interval kohor 4 ditor të gjendeshin dhe të ktheheshin mostrat e Astrit Deharit në Institut? Cilat janë masat që janë marrë ndaj personave përgjegjës për monitorimin e kamerave dhe atyre që kanë çelësin për hyrje në Dhomën e Dëshmive në IML? Pse po e pengoni themelimin e Komisionit Hetimor për Rastin Dehari?”, pyeti Gruda.

Lajme të ngjashme