Dugolli - Haradinajt e Hotit: E pritët 6 orë LS-në për formimin e Qeverisë e folët serbisht në Bruksel
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli i është drejtuar dy ish-kryeministrave, Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hotit, që sipas tij njëri ka pritur 6 orë për Listën Serbe për formimin e Qeverisë, ndërsa tjetri ka folur serbisht në Bruksel.
E sipas Dugolli, sot këta dy ish-kryeministra po deklarohen se edhe pse Kosova është në të drejtën e saj, për shkak të presionit, që burim ka Serbinë, duhet të tërhiqet dhe të lëshojë pe.
“Njëri, e paraqet Kryeministrin Kurtit si problem të sigurisë pa e thënë asnjë fjalë për kërcënimet e Vuciqit dhe veprimet e grupeve kriminale në veri. Tjetri, flet për vitet e '90 dhe për periudhën e para pavarësisë kur nuk ka pasur institucione të Republikës sikur të jetë situatë e njëjtë edhe sot në vitin 2022. Pra, njëri e paraqet Qeverinë e Republikës së Kosovës si problem. Tjetri, flet sikur mos të kishte Republikë”, ka shkruar Dugolli.
Ai tutje ka thënë se pasi që është parë se si na kanë përfaqësuar deri tash, imagjinoni se si do ishim po të ishin ende në ato pozita.