Duda Balje: S'kemi pasur kontakte me askënd për formim të qeverisë, partitë po kryejnë matematikat mes vete - NACIONALE

Duda Balje: S'kemi pasur kontakte me askënd për formim të qeverisë, partitë po kryejnë matematikat mes vete

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja Duda Balje, aktualisht kryetare e Unionit Social-Demokrat, ka folur rreth formimit të Qeverisë së re.

Balje thotë deri më tani nuk kanë pasur komunikimin me kreu ne VV-së, Albin Kurtin por as të tjerët.

‘’Nuk ka pasur komunikimin as me Kurtin e as me opozitën’’, tha ajo.

Ajo thotë se s’ka pasur asnjë thirrje.

Sipas deputetes Balje, fillimisht partitë shqiptare janë duke i bërë matematikat e tyre e më pas të i bëjnë me pakicat.

‘’Së pari ata janë duke i bërë matematikat e tyre e më pas me neve’’ u shpreh Balje për FrontOnline.

Lajme të ngjashme